Waiter

Tirana, Albania

Si Waiter/Waitress në Le District, ju do të siguroni shërbim të qetë, do të ofroni përvoja të jashtëzakonshme për mysafirët. Roli juaj do të jetë vendimtar në ofrimin e një shërbimi të shkëlqyer ndaj klientit, duke siguruar që të ftuarit të kenë një përvojë pozitive. Kandidatet ideale duhet të kenë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pasion për mikpritjen. 

Roli dhe përgjegjësitë: 

  • Ofrimin e një shërbimi të ngrohtë dhe efikas që maksimizon kënaqësinë e mysafirëve dhe mundësitë e shitjeve;
  • Mbajtjen e zonës së pass-it të organizuar dhe monitorimin e tavolinave për të parashikuar nevojat e shërbimit;
  • Përgjigjjen shpejt dhe profesionalisht ndaj kërkesave të mysafirëve, duke siguruar një përvojë të qetë;
  • Përgatitjen e restorantit sipas standardeve dhe ndjekjen e rutinave të pastrimit për të ruajtur një atmosferë mikpritëse;
  • Të jeni të informuar mbi menunë dhe produktet për të ndihmuar mysafirët me siguri;
  • Mbështetjen e anëtarëve të rinj të ekipit përmes trajnimit dhe udhëzimit, duke i ndihmuar të ofrojnë shërbim të jashtëzakonshëm.

Cfarë kërkojmë:

  • Dëshirë për të punuar në hospitality dhe për të ofruar shërbim cilësor;
  • Përvojë të provuar si waiter/waitress në një restorant luksoz me volum të lartë;
  • Frymë ekipore dhe aftësi për të punuar në një ambient dinamik;
  • Sjellje profesionale, korrektësi dhe orientim ndaj klientit;
  • Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht;
  • Eshtë e nevojshme njohuri të gjuhës angleze.

Cfarë ofrojmë:

  • Ambient pune profesional dhe mbështetës;
  • Trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm;
  • Mundësi rritjeje brenda strukturës së kompanisë;
  • Ushqim për stafin gjatë turnit të punës;
  • Transport për stafin;
  • Mundësi për eksperienca pune ndërkombëtare.