Fast Food Worker - OPA Bllok

Tirana, Albania

 Ne jemi duke kërkuar Fast Food Worker të aftë për të përgatitur ushqimet sipas menusë dhe standardeve tona. Ju do të jeni përgjegjës për sigurimin e cilësisë së ushqimit, ruajtjen e higjienës së kuzhinës dhe ndjekjen e saktë të recetave. Kandidati ideal duhet të ketë pasion gatimin, vëmendjen ndaj detajeve dhe përvojën në një ambient kuzhine. 

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Të përgatisë dhe të perziejë ingredientët sipas kërkesave specifike për disa produkte;
  • Të gatuajë numrin e saktë të artikujve ushqimor të porositur nga çdo klient, të jetë i shkathët në menaxhimin e shumë situatave ;
  • Përgjegjës për mbajtjen pastër të kuzhinës;
  • Përgjegjës për monitorimin e stokut për lëndën e parë;
  • Të mirëmbajë pajisjet dhe të verifikoj që produket e përgatitura përmbushin standardet e shëndetit dhe të sigurisë në ambjentin e punës;

Kualifikimet: 

  • Të ketë eksperienca të mëparshme pune minimalisht 3 vjet, (arsimimi profesional përbën avantazh);
  • Të ketë aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me pjesën tjetër të stafit;
  • Disponueshmërinë për të punuar në turne të ndryshme, duke përfshirë edhe fundjavat;