Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2017 dhe është një nga kompanitë lider që operon në biznesin e hotelerisë në Tiranë.
Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant, Lift Steak & Rooftop Bar dhe zinxhirin Opa Greek Street.
Revo Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhvilluar dhe për të treguar profesionalizëm.
Ne po kërkojmë Kamarier/e të përkushtuar dhe miqësor për t'iu bashkuar ekipit tonë. Roli juaj do të jetë vendimtar në ofrimin e një shërbimi të shkëlqyer ndaj klientit, duke siguruar që të ftuarit të kenë një përvojë pozitive. Kandidatët idealë duhet të kenë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pasion për mikpritjen. Bashkohuni me ne për të krijuar përvoja të paharrueshme për klientët tanë.
Roli dhe përgjegjësitë;
o Pershendet klientet duke u prezantuar menune;
o Pastrimi i tavolinave në sallë dhe kontrollimi nëse të gjitha tavolinat janë të pajisura me letër;
o Marrja dhe ekzekutimi i porosisë në kohën e caktuar;
o Përgjigjet për cdo pyetje për sa i përket produkteve të menusë për shtimet ose zvëndësimin e përbërësve;
o Është përgjegjës për zbatimin e pagesave kur merr porosinë;
o Tregon vemendje dhe pergjegjshmeri ndaj nevojave te klienteve gjate te gjithe pervojes se tyre ne restorant;
o U permbahet rregullave te shendetit dhe sigurise duke mbajtur nje zone pune te paster dhe te organizuar;
o Trajton ne menyre sa me profesionale ankesat ose problematikat e klienteve, duke u perpjekur te jap nje zgjidhje.
Kualifikimet:
o Diplomë e shkollës së mesme;
o Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
o Disponueshmërinë për të punuar në turne të ndryshme, duke përfshirë edhe fundjavat