Ne jemi duke kërkuar Ndihmës Kuzhinier/e të aftë për të përgatitur ushqimet sipas menusë dhe standardeve tona. Ju do të jeni përgjegjës për sigurimin e cilësisë së ushqimit, ruajtjen e higjienës së kuzhinës dhe ndjekjen e saktë të recetave. Kandidati ideal duhet të ketë pasion gatimin, vëmendjen ndaj detajeve dhe përvojën në një ambient kuzhine.
Roli dhe përgjegjësit;
o Përgjegjës për furnizimin e kuzhinës me të gjitha produktet e nevojshme për gatime ditore;
o Përgatit të gjitha artikujt ushqimore sipas metodave dhe recetave të përcaktuara;
o Pergjegjës për larjen e përbëresvë të gatimit dhe parapergatitjen e tyre;
o Siguron përputhjen me të gjitha rregulloret e shëndetit dhe sigurisë brenda zonës së kuzhinës.
Kërkesat:
o Diplomë profesionale në Kulinari, Shkolle Kuzhine ose fusha te ngjashme, trajnime të ndryshme do te perbente avantazh;
o Aftësi për zgjidhjen e problemeve në mënyrë eficente;
o Aftësi të mira në menaxhimin e kohës;
o Të jetë i/e motivuar dhe energjik/e;
o Etikë profesionale dhe gjithmonë i/e gatshëm.