Our Job Offers

Arketar/e

1 pozicione vakante

Ne po kërkojmë Arkëtar të përkushtuar dhe miqësor për t'iu bashkuar ekipit tonë. Roli juaj do të jetë vendimtar në ofrimin e një shërbimi të shkëlqyer ndaj klientit, duke siguruar që të ftuarit të kenë një përvojë pozitive. Kandidatët idealë duhet të kenë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pasion për mikpritjen. Bashkohuni me ne për të krijuar përvoja të paharrueshme për klientët tanë.


Roli dhe përgjegjësitë;

o Mirëpret klientët dhe ndihmon në përcaktimin e porosive të tyre;

o Identifikon në mënyrë të saktë vaktet e porositura nga çdo klient;

o Sigurohet që të gjitha porositë tu dorëzohen klientëve në kohën e duhur;

o Përgjegjëse për llogaritjen dhe realizimin e pagesave nga klientët;

o Rakordon arken ne fillim dhe perfundim te turnit dhe mban shenim arsyet e mosrakordimit te vleres;

o Kontrollon produktet nese jane aktive ne sistemin e Baboon-it. C’aktivizon produktet e munguara me aprovimin e menaxherit;

o Sistemon banakun duke vendosur ne vendet perkatese mjetet e punes;

o Kontrollon nese gjate turnit perkates nuk mungon baza materiale si çantat e letres, serviset, leter kase;

o Vendos produktet ne frigoriferet mural dhe frigoriferet rezerve;


Kualifikimet:

o Diplomë e shkollës së mesme;

o Aftësi të shkëlqyera komunikimi;

o Disponueshmërinë për të punuar në turne të ndryshme, duke përfshirë edhe fundjavat


Nice to have:

o Gjuhë të dytë: gjuhën angleze

o Përvoja në industri: Hospitality

o Dëshirën dhe ambicien për të mësuar.

Ambasador 3, Kati 8, Ap.61, Tirana, Albania
Me afat te pacaktuar
2026-sht-30 03.56.58.

Waiter

1 pozicione vakante

Si Kamarier në Vesper – Tapas & Wine Bar, ju jeni në zemër të eksperiencës së klientit, duke ofruar një shërbim profesional dhe të kujdesshëm në çdo detaj. Ju kontribuoni në krijimin e një atmosfere të ngrohtë dhe mikpritëse, duke siguruar që çdo klient të ndihet i vlerësuar. Roli kërkon energji, pasion për shërbimin dhe aftësi për të performuar me efikasitet në një ambient dinamik me ritëm të lartë.

Vesper është një koncept bashkëkohor Tapas & Wine Bar, i ndërtuar mbi filozofinë e gastronomisë sociale, ndarjes së pjatave dhe përjetimit të verërave cilësore. Ambienti ynë reflekton elegancë të thjeshtë, energji urbane dhe një standard mikpritjeje modern, të krijuar për klientë që kërkojnë cilësi, shije dhe përvojë. 

Jeta në Vesper

Në Vesper, ne jemi më shumë sesa një bar – jemi një komunitet energjik, me fokus te shërbimi i ngrohtë dhe detaji i përsosur. Frymëzohemi nga vlerat tona:
Respekt për detajet: Vlerësojmë çdo detaj dhe punojmë me pasion për të dhënë një eksperiencë të rafinuar në çdo moment.
Mikpritje me zemër: Trajtojmë klientët dhe kolegët me ngrohtësi, kujdes dhe profesionalizëm.
Energjia e Vesper: Sjellim ritëm, pozitivitet dhe qëndrim proaktiv në gjithçka që bëjmë.

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Ofrimi i një shërbimi të ngrohtë dhe efikas që rrit kënaqësinë e mysafirëve;
  • Mbajtja e zonës së pass-it të organizuar dhe monitorimi i tavolinave për të parashikuar nevojat e shërbimit;
  • Përgjigje të shpejtë dhe profesionale ndaj kërkesave të mysafirëve, duke siguruar një përvojë të qetë dhe të rrjedhshme;
  • Përgatitja e restorantit sipas standardeve dhe ndjekja e rutinave të pastrimit për të ruajtur një ambient mirkpritës;
  • Njohja e menusë dhe produkteve për të ndihmuar mysafirët me siguri dhe profesionalizëm;
  • Paraqet menunë dhe jep informacion të detajuar (për porcionet, përbërësit ose alergjitë e mundshme ushqimore);
  • Sugjeron strategji upsell dhe cross-sell (shtesa, komplete, artikuj premium);
  • Merr porositë me saktësi duke përdorur POS-in sipas standardeve të manualit;
  • Trajton me prioritet çdo ankesë ose kërkesë të veçantë, duke ndjekur protokollin e menaxhimit;
  • Mbështetja e anëtarëve të rinj të stafit përmes trajnimeve dhe udhëzimeve, duke i ndihmuar të ofrojnë një shërbim të jashtëzakonshëm;
  • Respekton manualin e shërbimit dhe standardet e brandit;
  • Zbaton rregullat e sigurisë ushqimore dhe higjienës;
  • Mban uniformë të rregullt dhe prezantim profesional.

Cfarë kërkojmë: 

  • Eksperiencë 3+ vite në shërbim;
  • Pasion për të ofruar një përvojë të jashtëzakonshme për mysafirët dhe dëshirë për të mësuar;
  • Aftësi për të menaxhuar detyra të shumta njëkohësisht;
  • Njohuri të mira të menusë, sugjerime dhe upselling;
  • Përdorim bazë i POS;
  • Aftësi të forta komunikimi;
  • Njohuri të gjuhës angleze. 

Cfarë ofrojmë:
Ne ofrojmë mundësi reale për rritje dhe zhvillim profesional në një ambient modern dhe motivues. Si pjesë e ekipit të Vesper, ju do të përfitoni:

  • Trajnim profesional dhe zhvillim të vazhdueshëm;
  • Ambient pune dinamik dhe kreativ;
  • Vakti i përfshirë; Family Meal (një herë në muaj);
  • Yearly Staff Retreat;
  • Shpërblim fundviti;
  • Rimbursim për kurse profesionale;
  • Zbritje për stafin në konceptet e Revo Hospitality Group;
  • Mundësi rritjeje brenda rrjetit.


Ambasador 3, Kati 8, Ap.61, Tirana, Albania
2026-sht-23 10.29.35.

Rreth nesh

Që nga formimi i tij në vitin 2018, Revo Hospitality Group ka përcaktuar kredencialet e tij në industrinë e mikpritjes, duke menaxhuar një portofol të larmishëm të markave të mikpritjes duke përfshirë restorantin luksoz Salt Tirana, Lift Steak & Rooftop Bar klasik dhe të sofistikuar dhe zinxhirin grek të ushqimit "OPA". , i themeluar në vitin 2019 dhe tani me +5 vendndodhje.

​

Portofoli i restoranteve të nivelit të lartë dhe zinxhirëve të ushqimit në rrugë të Revo Hospitality Group kërkon të prishë tregun me zgjidhje inovative, të frymëzuara nga udhëtari dhe konsumatori modern global.