Arketar - OPA Bllok

Tirana, Albania

Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2017, me mbi 320 punonjës dhe është një nga kompanitë lider që operon në industrinë e mikpritjes.
Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurants, Lift Steak & Rooftop Bar dhe zinxhirin e OPA Greek Street Food, OPA Eat Mediterranean, Zoi Paros. 
Revo Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhvilluar dhe për të treguar profesionalizëm.

Ne po kërkojmë për:

  • Arkëtar/e - OPA Bllok

Roli dhe përgjegjësitë;

o   Mirëpret klientët dhe ndihmon në përcaktimin e porosive të tyre;

o   Identifikon në mënyrë të saktë vaktet e porositura nga çdo klient;

o   Sigurohet që të gjitha porositë t'i dorëzohen klientëve në kohën e duhur;

o   Përgjegjëse për llogaritjen dhe realizimin e pagesave nga klientët;

o   Rakordon arkën ne fillim dhe përfundim të turnit dhe mban shënim arsyet e mosrakordimit të vlerës;

o   Kontrollon produktet nëse janë aktive në sistemin e Baboon-it. C’aktivizon produktet e munguara me aprovimin e menaxherit;

o   Sistemon banakun duke vendosur në vendet përkatëse mjetet e punës;

o   Kontrollon nese gjatë turnit përkates nuk mungon baza materiale si çantat e letres, serviset, letër kase;

o   Vendos produktet në frigoriferët mural dhe frigoriferët rezervë;

Kualifikimet:

o   Diplomë e shkollës së mesme;

o   Aftësi të shkëlqyera komunikimi;

o   Disponueshmërinë për të punuar në turne të ndryshme, duke përfshirë edhe fundjavat

Nice to have:

o   Gjuhë të dytë: gjuhën angleze

o   Përvoja në industri: Hospitality

o   Dëshirën dhe ambicien për të mësuar.