Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2017 dhe është një nga kompanitë lider që operon në biznesin e hotelerisë në Tiranë.
Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant, Lift Steak & Rooftop Bar dhe zinxhirin Opa Greek Street.
Revo Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhvilluar dhe për të treguar profesionalizëm.
Ne jemi duke kërkuar Fast Food Worker të aftë për të përgatitur ushqimet sipas menusë dhe standardeve tona. Ju do të jeni përgjegjës për sigurimin e cilësisë së ushqimit, ruajtjen e higjienës së kuzhinës dhe ndjekjen e saktë të recetave. Kandidati ideal duhet të ketë pasion gatimin, vëmendjen ndaj detajeve dhe përvojën në një ambient kuzhine.
Roli dhe përgjegjësitë:
- Të përgatisë dhe të perziejë ingredientët sipas kërkesave specifike për disa produkte;
- Të gatuajë numrin e saktë të artikujve ushqimor të porositur nga çdo klient, të jetë i shkathët në menaxhimin e shumë situatave ;
- Përgjegjës për mbajtjen pastër të kuzhinës;
- Përgjegjës për monitorimin e stokut për lëndën e parë;
- Të mirëmbajë pajisjet dhe të verifikoj që produket e përgatitura përmbushin standardet e shëndetit dhe të sigurisë në ambjentin e punës;
Kualifikimet:
- Të ketë eksperienca të mëparshme pune minimalisht 3 vjet, (arsimimi profesional përbën avantazh);
- Të ketë aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me pjesën tjetër të stafit;
- Disponueshmërinë për të punuar në turne të ndryshme, duke përfshirë edhe fundjavat;